LAJMI I FUNDIT:

Potter: Barazimi është një zhgënjim, por po përmirësohemi si skuadër

Potter: Barazimi është një zhgënjim, por po përmirësohemi si skuadër

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi përballë Fulhamit.

Londinezët u ndalen në barazim 0-0 përkundër se krijuan disa raste të mira shënimi, por pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë.

Trajneri i skuadrës londineze Graham Potter nuk e fshehu zhgënjimin e tij në lidhje me mungesën e fitores.


“Zhgënjim i madh, sepse nuk ia dolëm të fitonim. Ekipi nuk ishte i lidhur, shumë lojtarë sapo ishin kthyer nga lëndimet”, tha Potter.

Tutje Potter tha se përkundër se barazuan, ata janë duke u përmirësuar si skuadër.

“U përballëm me një skuadër të fortë në mbrojtje, shumë të organizuar dhe me një sulmues që është gjithmonë gati të të ndëshkojë. Barazimi duhet të na zhgënjejë, por po përmirësohemi si skuadër”, u shpreh Potter.

Chelsea dhe Fulham ndahen në paqe
Lexo po ashtu Chelsea dhe Fulham ndahen në paqe

Chelsea pas kësaj ndeshje zë vendin e nëntë me 30 pikë derisa zona e Ligës së Kampionëve është nëntë pikë larg, por dyshja Newcastle-Manchester United kanë luajtur një takim më pak se londinezët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Premier League
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Kalo në kategori