Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka postuar një fotografi me fanellën e Celtic dhe ka ndarë më ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e një goli të Rudi Vatës në derbin ndaj Rangers.
Kjo ka bërë që Meta të bëhet top temë e dy gazetave të njohura britanike, ‘The Sun’ dhe gazeta prestigjioze, ‘The Times’.
“Politikani i njohur shqiptar u shfaq duke festuar me tifozët skocezë në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë, në fillim të javës pak para ndeshjes së vlefshme për turin kualifikues të Champions League”, shkruan “The Sun”, që thekson se afeksioni i papritur i kreut të shtetit shqiptar për klubin e famshëm skocez zor se do të venitet shpejt.
Tabolidi britanik nënvizon se fanella me të cilën pozon Presidenti Meta është një dhuratë e ish-yllit të Celtic dhe ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Rudi Vata.
“Ju uroj tifozëve të Celtic FC vetëm fitore dhe ju përshëndes me këtë gol të paharruar të Rudi Vatës në derbin e jetës suaj!”, shkruhet në postimin e Metës, që siç raporton edhe “The Sun” ka marrë komente pozitive nga tifozët skocezë të Celtic.
Në fund, “The Sun” kujdeset të saktësojë se Presidenti Meta ndodhej në Bosnje-Hercegovinë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore, që po u zhvillua në Sarajevë. “Por siç duket qartë ai u largua nga ky qytet me dashurinë e tij të re për Celtic”, shkruan ndër të tjera “The Sun”.
Poashtu Gazeta më e madhe britanike “The Times” ka publikuar në faqen 3 të numrit të sotëm një artikull për videon e Metës, i cili festonte me tifozët e Celtic FC në rrugët e Sarajevës.
“Presidenti i Shqipërisë zbulon se është një tifoz i Celtic”, është titulli i artikullit, që shpjegon më tej se si Meta është bërë tashmë pjesë e një liste të famshme personalitetesh botërore që deklarohen si mbështetës të gjigandit skocez. Meta është bashkuar me reperin Snoop Dogg, dhe aktoren Jennifer Love Heëitt, në listën e gjatë e të pazakontëve me emrat e personaliteteve të famshme botërore që mbështesin skuadrën e Celtic”, ka shkruar ndër të tjera gazeta “The Times”.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet – dështimi rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në

“National Geographic”: Këtë verë suksesi u takon plazheve shqiptare

Kadare në librarinë “Dukagjini”: Orientimi shumëshekullor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet Evropa

Kusari – Lila e quan qesharak mocionin e AAK-së, reagon Tahiri: E dini mirë fuqinë e AAK-së në Kuvend

Para sanksioneve të mundshme, kërkohet zgjidhje për krizën në veri

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?