LAJMI I FUNDIT:

Postimi i Nicki Minaj në Instagram shkakton rritjen e shitjeve të sandaleve Crocs

Postimi i Nicki Minaj në Instagram shkakton rritjen e shitjeve të sandaleve Crocs

Nicki Minaj është e famshmja e fundit që tregton në takat e saj të larta për një palë sandale klasike Crocs.

Reperja 38 vjeçare pozoi e veshur me asgjë tjetër përveç një palë sandale Crocs të bukura rozë të zbukura me aksesorë, përfshirë logon ikonike të Chanel.


Duke u mbuluar me dy jastëkë rozë në formë zemre, Minaj gjithashtu vendosi disa gjerdan diamanti, vathë dhe kyçë të këmbëve, teksa pozon mbi një tavolinë në një zyrë krejt rozë.

Është e paqartë nëse fotografia është një paralajmërim se Minaj do të bashkëpunojë me Crocs, duke ndjekur gjurmët e Post Malone, Justin Bieber dhe Bad Bunny – të gjithë ata kanë pasur lansime jashtëzakonisht të suksesshme me kompaninë e këpucëve gjatë vitit të kaluar.

Sidoqoftë, ajo që është e qartë është se fansat e saj menjëherë u vunë në aksion për t’ju bashkuar këngëtares.

Falë postimit, Minaj thuhet se shkaktoi një rritje prej 4,900 për qind të shitjeve të Crocs rozë në mënyrë specifike, dhe madje rrëzoi faqen e internetit të shitësit.

Ndryshe, së fundmi Bieber i kishte dhuruar një palë sandale të tilla Victoria Bechkam, por përgjigja e saj ishte se më para do të vdiste se të mbathe sandale të tilla. /Telegrafi/