Postimi injorues i kombëtares së Portugalisë në momentin që Messi fitoi çmimin 'The Best'

Pak minuta pas Cristiano Ronaldo doli i treti në garën për çmimin ‘The Best’ nga FIFA, faqja e kombëtares së Portugalisë ka bërë një kundërpërgjigje interesante.
Federata e Futbollit të Portugalisë nuk humbi kohë për t’u përgjigjur pasi Lionel Messi rrëmbeu çmimin e lojtarit më të mirë të vitit të hënën mbrëma.
Ylli i Juventusit që fitoi çmimin e madh të FIFA-s në vitin 2016 dhe 2017, ishte i treti në këtë vit pas argjentinasit dhe Virgil van Dijkut.
Pak minuta pasi 32-vjeçari e fitoi çmimin në Teatro alla Scala në Milano, faqja zyrtare e Portugalisë në Twitter ka lënë një mbishkrim interesant.

Nga
Telegrafi
24/09/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































