LAJMI I FUNDIT:

“Postim jodiplomatik”, vazhdojnë reagimet për lëshimet nga Ministria e Jashtme

“Postim jodiplomatik”, vazhdojnë reagimet për lëshimet nga Ministria e Jashtme

Ministrja Donika Gërvalla tha sot se mbanë përgjegjësinë e plotë politike për postimin që u bë mbrëmë në Twiter.

“Ju jap plotësisht të drejtë, e marr përgjegjësinë politike për atë postim. Duke u munduar në 270 shkronja në mesazh të komplikuar duke lënë anash lidhëset ka shkaktuar një tekst të tillë”, ka thënë Gërvalla.

Ajo më tej ka sqaruar edhe mesazhin që kanë dashur ta përçojnë përmes atij postimi, duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë mesazhi ai që Kosova është e fortë.

Por politologu Avdi Smajlaj thotë se ai postim shfaq jo profesionalizimin e diplomacisë së Kosovës.

“Ai postim tregon jo profesionalizmin, nepotizimin, mungesën e vlerave diplomatike që do të duhej t’i kishte Ministria e Punëve të Jashtme…Ky është një prej skandaleve të shumta që ka bërë kjo ministri, qoftë me deklaratat e ndryshme apo shkarkimet në diplomaci”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Avdi Smajlaj.

Profesori Seb Bytyçi thotë se gjuha e përdorur në atë postim nuk ishte e mirë, por se sipas tij përmbajtja ishte e mirë.

“Problem nuk ishte anglishtja pasi që në Twitter ashtu shënohet për shkak të hapësirës së pakët, por problem ishte gjuha diplomatike. Në atë aspekt duhet të ketë përmirësime që të ketë gjuhë më diplomatike”, deklaroi më tej Bytyçi.

Mbrëmë në Twitter, MPJD kishte kërkuar nga NATO, SHBA dhe BE që të ndërmarrin veprime pas arrestimit të gazetarit Roman Protasevich nga autoritetet bjelloruse.

Në postim thuhej se kreu i shtetit rus, Vladimir Putin po bëhet çdoherë e më shumë agresiv ndaj vendeve perëndimore.

Pas atyre lëshimeve Ministria e Jashtme kishte kthyer postimin në Twitter me disa përmirësime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori