LAJMI I FUNDIT:

Posterët e filmit “Star Wars”, të kohës së Lindjes komuniste (Foto)

Posterët e filmit “Star Wars”, të kohës së Lindjes komuniste (Foto)

Prapa Perdes së Hekurt, artistët e shteteve të dikurshme komuniste kanë realizuar posterë interesantë për sagën më të njohur të kinematografisë, “Star Wars”

POSTERI HUNGAREZ I “STAR WARS”, I REALIZUAR NGA TIBOR HELENYI


“Star Wars” u dha në Hungari për herë të parë në 1980, tre vjet pasi doli në SHBA. Heleny solli vizionin e tij me një gamë të ngjyrave kaltër, portokalli, të kuqe.

POSTERI HUNGAREZ I “STAR WARS”, I REALIZUAR NGA ANDRAS FELVIDEKI

Felvideki pëlqente të ndërlidhte modernen me gravura, ndaj posteri i tij duket si ilustrim i realizuar nga Edgar Rice Burroughs – “Nën Hënat e Marsit” të vitit 1912.

POSTERI RUS I “STAR WARS” I REALIZUAR NGA YURI BOKSER DHE ALEXANDER CHANTSEV

“Star Wars” ishte i ndaluar në Bashkimin Sovjetik deri në vitin 1990, por në tregun e i zi të video-kasetave ishte parë gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Yuri Bokser dhe Alexander Chantsev e krijuan këtë poster, së bashku me dy të tjerë (që do t’i shihni më poshtë), për të shënuar heqjen e ndalimit.

POSTERI I DYTË I REALIZUAR NGA YURI BOKSER DHE ALEXANDER CHANTSEV

Bokser dhe Chantsev e bëjnë një poster që këtë herë i ngjan më shumë fantashkencës.

POSTERI I TRETË I REALIZUAR NGA YURI BOKSER DHE ALEXANDER CHANTSEV

Hieroglifë të çuditshëm shihen në “margjina”? Vaderi tani ka një helmetë që i ngjan fytyrës së jaguarit? Ndërsa, në kokë ka një kurorë dritash. Këtu asgjë nuk ka lidhje me filmin. Mendohet se ky poster ka ndikuar në filmat e ardhshëm “Star Wars”, sidomos te paleta e ngjyrave dominuese.

POSTERI POLAK I “EMPIRE STRIKES BACK”, I REALIZUAR NGA JAKUB EROL

A do ta dinit se ky poster është bërë për pjesën “The Empire Strikes Back”, sikur të mos ishin emrat e aktorëve në fund? Erol këtu përdor konstruktivizim, stili grafik i përdorur nga propaganda sovjetike në fillesat e saj, i cili stil në shtetet e Evropës Lindore shihej si autokrat. Por, Erol, që ishte dizajner, i njohur krijoi një punim që komunikon me publikun.

POSTERI POLAK I “EMPIRE STRIKES BACK”, I REALIZUAR NGA MIROSLAW LAKOMSKI

Lakomski zgjodhi një qasje më direkte ndaj filmit se Eroli, ku Yoda i ngjan fotografisë ikonike të Che Guevaras të realizuar nga Jim Fitzpatrick.

POSTERI HUNGAREZ I “EMPIRE STRIKES BACK”, I REALIZUAR NGA TIBOR HELENYI

Tibor Helenyi bën posterin tjetër për pjesën “The Empire Strikes Back”, që duket se imponon estetikën e artistit Cam Kennedy dhe ballinën e stripit “Dark Empire” të vitit 1993.

POSTERI HUNGAREZ I “RETURN OF THE JEDI”, I REALIZUAR NGA TIBOR HELENYI

Tibor Helényi po e përsërit veten duke shfaqur krijesa të çuditshme që nuk shihen në film. Por, në fakt stili i tij është i pazakontë për çka edhe punimet për posterët e filmave tjerë janë intrigues për kritikët e artit.

POSTERI RUS I “RETURN OF THE JEDI”, I REALIZUAR NGA YURI BOKSER DHE ALEXANDER CHANTSEV

Ky poster, për dallim nga punimet e mëparshme të dy artistëve rusë, shfaq më shumë mendim, apo jo?

POSTERI POLAK I “RETURN OF THE JEDI”, I REALIZUAR NGA WITOLD DYBOWSKI

Shkatërrimi i helmetës sugjeron atë që shihet në pjesën “The Force Awakens”, 31 vite pasi Dybowski e realizoi këtë poster më 1984. Nëse e shikoni nga afër, pjetën që krijojnë kamerën janë inkorporuar në helmetë. Mbase autori me këtë ka dashur të thotë se “Star Wars” po e zhduk kinemanë apo se kinemaja botërore nuk do të jetë kurrë më e njëjtë! 

/Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

Kulture
XHUBLETA

XHUBLETA

Poezi
FRIKË

FRIKË

Poezi
Didaktikë historie

Didaktikë historie

Kulture
Vepra poetike Kadare!

Vepra poetike Kadare!

Analiza
Shqipja e kërcënuar!

Shqipja e kërcënuar!

Analiza
Kalo në kategori