LAJMI I FUNDIT:

Posterat në veri kundër Radoiçiqit, Ramadani: Ekziston vullnet i serbëve për t’u liruar nga Lista Serbe

Posterat në veri kundër Radoiçiqit, Ramadani: Ekziston vullnet i serbëve për t’u liruar nga Lista Serbe

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani pas posterave të shpërndarë kundër ish-nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radoiçiqit tha se ekziston vullneti i serbëve të veriut për t’u liruar nga ajo parti.

Ramadani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës konstatoi përmes MPB-së se Lista Serbe me Serbinë organizuan sulmin terrorist.


“Thuaji JO organizatës terroriste (Listës Serbe) dhe mos e financoni Listën Serbe!

Posterët e shpërndarë në disa hapësira në veri të Kosovës mund të nënkuptojnë që potencialisht ekziston vullnet i serbëve të veriut për t’u liruar nga Lista Serbe, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023.

Qeveria e Kosovës konstatoi – përmes MPB – se Lista Serbe me Serbinë organizuan sulmin terrorist”, ka thënë Ramadani.

Rrugët në veri mbushën me postera kundër Radoiçiqit, e quajnë vrasës e patriot të rrejshëm
Lexo po ashtu Rrugët në veri mbushën me postera kundër Radoiçiqit, e quajnë vrasës e patriot të rrejshëm

Ai tha se Lista serbe është financuar nga shteti i Kosovës me 360 mijë euro më 12 janar 2024.

“Edhe më tutje, ky vendim i KQZsë (d.m.th shtetit) nuk u shfuqizua. A thua si ndihen këta që i dhanë 360 mijë Listës Serbe? Asnjë fjalë institucionet! Çele gurin gojën”, ka shkruar Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori