Postera të ri janë vendosur në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

“Mos u frikëso! Qyteti yt!", është ky mesazhi që është shkruar në këto postera.


Gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti ka sjellë pamjet nga sheshi “Car Llazar”, ku janë vendosur këta posterë.

Vendosja e posterëve vjen pasi që në atë pjesë kohëve të fundit është vërejtur frekuentim më i madh i qytetarëve pas hapjes së shumë bizneseve kosovare.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me policinë për të marrë më shumë informacione, dhe është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/

veriu 1

veriu 2

veriu 3

veriu 4