LAJMI I FUNDIT:

Posta gjermane keqpërdor të dhënat e qytetarëve?

Posta gjermane keqpërdor të dhënat e qytetarëve?

Posta gjermane ka hedhur poshtë akuzat për keqpërdorimin e të dhënave gjatë fushatës elektorale. Gazeta gjermane Bild njofton për mundësinë e keqpërdorimit nga Posta, përmes CDU dhe FDP.

Posta gjermane mbrohet nga kritikat se vitin e kaluar ka manipuluar për qëllime zgjedhore me të dhënat e personave që shfrytëzojnë shërbimet e saj. Deutsche Post Direkt GmbH i ruan dhe përpunon të dhënat personale “në harmoni të plotë me ligjin për ruajtën e të dhënave”, thuhet në këtë sipërmarrje.


Puna e Deutsche Post Direkt i nënshtrohet të ngarkuarit federal për ruajtjen e të dhënave dhe ‘me vite të tëra kontrollohet rregullisht’. Të dhënat për gjendjen kreditore dhe financiare të qytetarëve nuk janë përdorur.

Gazeta ‘Bild am Sonntag’ ka publikuar lajmin se Posta gjermane përmes kësaj nëndege të saj i ka dorëzuar partive politike të dhënat e qytetarëve që nga viti 2005. Gjatë fushatës parazgjedhore partitë CDU dhe FDP i kanë paguar Postës me dhjetëra mijëra euro për të bërë anketa me qytetarë. Mbi bazën e këtyre të dhënave, partia CDU ka shkuar më pas derë më derë dhe ka bërë fushatë. Ndërsa FDP mbi këtë bazë ka dërguar material parazgjedhor në adresë të grupeve të caktuara.

Zëdhënësi i Postës kumtoi se këtu nuk bëhet fjalë për të dhënat personale por këtu janë paraqitur mundësitë statistikore. ‘Deutsche Post Direkt’ u përmbahet rregullave për ruajtjen e të dhënave. Ndërsa transferimi i drejtpërdrejt i këtyre të dhënave personale përjashtohet. Edhe këtu respektohet rregulli i mbrojtjes së të dhënave ndërkohë që me rastin e përdorimit të të dhënave shërbehet me teknikën e shifrimit.

Deutsche Post Direkt reklamon në faqen e saj të internetit të ashtuquajturën ‘zgjidhje inteligjente e adresave për reklamim të suksesshëm përmes Postës’. Kjo do të thotë se me një ‘mikrogjeografi’ mund të bëhet optimumi i ‘dialogut mes klientëve të tanishëm dhe të ardhshëm’. Firma ofron jo vetëm aktualizimin e adresave të klientëve por edhe ‘informata të tjera të rëndësishme’. Thuhet se i mundur është edhe lokalizimi i grupeve të targeturara. Në ofertë janë edhe informacionet demografike, strukturore, rajonale dhe të dhënat për shpenzimet. Por këtu bëhet fjalë vetëm për vlerësime dhe jo ndërlidhje me persona.

Gazeta Bild shkruan se mbi bazën e numrit të madh të të dhënave dhe kombinimeve të mundshme, ekziston edhe mundësia e përcaktimit dhe afiniteteve politike të klientëve të Postës, madje edhe për pesonat në godina të caktuara. Në raport thuhet se Posta në broshurën interne reklamon se ‘mund të bëj për çdo godinë në një rreth zgjedhor edhe vlerësimet për shanset e një partie politike’.

Këtu bëhet fjalë për rreth 20 milionë godina, me rreth 34 milionë familje, në Gjermani dhe ‘më shumë se një miliardë informacione’. Në këto të dhëna janë edhe ato për aftësinë blerëse, raportin ndaj bankave, gjininë, moshën, nivelin arsimor, gjendjen banesore, strukturën familjare, rrethin ku jeton dhe të dhënat për posedimin e makinës.

Qendra e partisë CDU në Berlin ka kumtuar se gjatë fushatës elektorale në prag të zgjedhjeve të kaluara kanë kërkuar nga Posta që të dërgojë shumë letra dhe dokumente. Por kësaj partie nuk i janë vënë në dispozicion dhe CDU nuk ka blerë të dhëna për familje apo persona. Përveç kësaj, është porositur edhe “prognoza zgjedhore për CDU”, mbi bazën e të dhënave të anketave në rrugë, me qëllim që të bëhet një fushatë sa më e suksesshme e vizitave derë më derë. Nga kjo parti thonë se këtu bëhet fjalë për të dhëna tërësisht anonime dhe se nuk ka dëshmi për ndërlidhjen me persona të caktuar. Ndërkohë që qasja ndaj këtyre të dhënave është ndërprerë menjëherë pas zgjedhjeve. “Ekziston një rregull i përgjithshëm që të gjitha aktivitetet dixhitale të CDU bëhen nën një mbikëqyrje të rreptë, duke respektuar të gjitha rregullat relevante për mbrojtjen e të dhënave”.

Edhe sekretari i grupit parlamentar i partisë FDP në Bundestag, Marco Buschmann, shkruan në faqen e tij në Facebook se të dhënat e marra nga Posta kanë qenë tërësisht anonime dhe janë përpunuar në bazë të rregulloreve për ruajtjen e të dhënave personale.

Pas skandalit me keqpërdorimin e miliona të dhënave të Facebookut, nga një sipërmarrje angleze, është shtuar sensibiliteti i përdorimit të të dhanve në Gjermani. I ngakuari me ruajtjen e të dhënave personale në Hamburg, Johannes Kaspar paralajmëron se në këtë fushë edhe partitë politike duhet të kenë shumë kujdes. /DW /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Azia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori