LAJMI I FUNDIT:

Portugalia i afrohet edhe më shumë ndalimit të furnizuesve kinezë të komponentëve të rrjetit 5G

Portugalia i afrohet edhe më shumë ndalimit të furnizuesve kinezë të komponentëve të rrjetit 5G

Këshilli i sigurisë kibernetike të Portugalisë (CSSC) ka lëshuar një rezolutë e cila formalisht ndalon operatorët e telekomit nga ndalimi i pajisjeve kineze në rrjetet e tyre të shpejta telefonike 5G e gjithashtu edhe të platformave 4G në të cilën teknologjia e re bazohet.

CSSC është organi konsultativ i kryeministrit, dhe dokumenti i saj i datës 23 maj, është një tjetër goditje ndaj përpjekjeve të gjigantit kinez të teknologjisë Huawei për të hyrë në tregun 5G në Portugali dhe ndoshta për të zgjatur kontratat ekzistuese.

Sipas një ligji të miratuar gushtin e kaluar, qeveria mund të përcaktojë “përjashtimin, kufizimet e përdorimit ose ndërprerjen e përdorimit të pajisjeve ose shërbimeve” të kompanive të telekomit, duke vendosur kushte dhe afate për operatorët që të respektojnë, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.


Operatorët kryesorë të vendit, Altice, NOS dhe Vodafone kanë thënë tashmë se nuk do të përdorin pajisjet e Huawei në rrjetet bazë 5G, mes shqetësimeve evropiane dhe amerikane se përfshirja kineze në infrastrukturën kritike mund të rrezikojë sigurinë. Pekini dhe Huawei hedhin poshtë sugjerime të tilla.

Rrjetet ekzistuese 5G të Portugalisë nuk janë të pavarura dhe ende bazohen kryesisht në teknologjinë dhe pajisjet 4G.

Pa përmendur Kinën ose pa emëruar ndonjë furnizues kinez, CSSC paralajmëroi për një “rrezik të lartë” për sigurinë nga furnizuesit ose ofruesit që “kanë selinë në një vend ku qeveria ushtron kontroll, ndërhyrje ose presion mbi aktivitetet e saj në vendet e treta”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Hulumtimi i BBC: Chatbotët e inteligjencës artificiale nuk janë në gjendje të përmbledhin saktë lajmet

Hulumtimi i BBC: Chatbotët e inteligjencës artificiale nuk janë në gjendje të përmbledhin saktë lajmet

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Teknologji
Kalo në kategori