Kosova dhe Çekia do të përballen me njëra tjetrën më 7 shtator në stadiumin Fadil Vokrri.

Për të dyja Kombëtaret kjo sfidë është vendimtare, pasi fitorja e njërës apo tjetrës do të thotë shumë për vazhdimin e kampanjës kualifikuese në Euro 2020.


Milot Rashica është mungesa e madhe e Kosovës për këtë takim, ndërsa ylli vushtrrias është munduar ta ndihmoj jashtë fushës Kosovën.

rashica1 2

Rashica luan së bashku me portierin e Çekisë, Jiri Pavlenka tek skuadra gjermane Werder Bremen.

Portieri çek ka folur për mediat e vendit të tij për raportin e tij me Milot Rashicën.

Pavlenka ka thënë duke qeshur se Miloti e ka ftuar në një festë në shtëpinë e tij, me qëllim që t’i humbas energjitë për ndeshjen me Kosovën.

JiriPavlenkaBelgiumvCzechRepublicInternationalYO3cbZjBFkPl

“Rashica më ka ftuar në shtëpi për një festë të madhe. Kështu unë do të humbisja energji dhe nuk do ta isha në formë me Kosovën”, u shpreh Pavlenka duke qeshur.

Kosova dhe Çekia përballen në Fadil Vokrri të shtunën me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app