LAJMI I FUNDIT:

Porsche këtë vit mund të konfirmojë prodhimin e një modeli të ri

Porsche këtë vit mund të konfirmojë prodhimin e një modeli të ri

Porsche në vitin 2023 ka festuar 75 vjetorin e saj me konceptin e veturës Mission X.

Koncepti ofroi një paraqitje të shkurtër të së ardhmes elektrike, por që atëherë nuk ka pasur shumë lajme nga marka gjermane për modelin e ri.


Megjithatë, kohët e fundit, CEO i Porsche, Oliver Blume, tha se këtë vit do të vendoset fati i prodhimit të kësaj veture.

“Është një motiv i madh për ne që të bëjmë veturën”, tha Blume, duke e pasur parasysh popullaritetin që fitoi vetëm koncepti i Mission X.

Ndryshe, ky model përfshin një paketë baterie të montuar pas ulësve. Bateria e tij mund të karikohet dy herë më shpejtë se e modelit Taycan Turbo S, transmeton Telegrafi.

Me arkitekturën e tij, Mission X thuhet të jetë rival i Rimac Nevera, i cili është projektuar për të mbështetur karikimin 500 kW.

Por, edhe gati një vit pas përfundimit të tij, prodhimi i modelit të ri nga Porsche mbetet mister. Disa raporte thonë se ka afërsisht 1,500 kuaj fuqi, dhe mendohet të ketë dy motorë.

Nëse fillon prodhimi i tij, ai ka të ngjarë të jetë i kufizuar, ndërsa dërgesat thuhet të bëhen më shpejt se në vitin 2026. /Telegrafi/