LAJMI I FUNDIT:

Porsche duket se po përpiqet të tregojë ndonjë risi me serinë e re të fotografive (Foto)

Porsche duket se po përpiqet të tregojë ndonjë risi me serinë e re të fotografive (Foto)

Mbase është koha për një makinë të re sportive nga Porsche, që e ka motorin në pjesën e përparme

Motori në pjesën e përparme dhe sistemi i përshpejtimit me rrotat e pasme, është kombinimi i përkryer për një makinë sportive, transmeton Telegrafi.


Derisa Porsche krijon më shumë vetura sportive se ndonjë prodhues tjetër, por nuk i krijon më me një sistem të tillë pune. Së paku jo për momentin.

Por, nëse i ka prodhuar dikur dhe mund të kenë sukses, mund edhe në kthehen. Herën e fundit kur kanë funksionuar ishin para 20 vitesh, derisa modelet 928 dhe 968 nuk u larguan përfundimisht më 1995. Lajme nga burime ta pakonfirmuara, kanë thënë se këto makina mund të kthehen në stil klasik.

Me prezantimin e kësaj serie të fotografive, besohet se ka diçka të vërtetë, apo së paku të gjithë do kishin dëshirë. Imazhet e shfaqin modelin 928 afër një Panamera, me të cilën ka më së shumti ngjashmëri, po që kjo e fundit ka katër dyer.

I lansuar së pari më 1978, ky model e feston 40 vjetorin, duke bërë që bindjet se mund të rikthehet, të jenë edhe më të  besueshme. Njohësit e makinave, pretendojnë se do ishte një model sportiv luksoz dhe i veçantë, që do trashëgonte shumë prekje klasike. /Telegrafi/