eksperti ad

Ka gjithnjë e më shumë vetura që vijnë në treg si rimishërime të klasikëve me teknologji më moderne.

Kjo mund të quhet sikur moda po rikthehet, dhe po bëhet gjithnjë e më të popullarizuara, dhe Porsche është padyshim në krye këtu.


Më i fundit është 914, një Roadster i vogël nga fundi i viteve 1960 që nuk arriti ndonjë rezultat të dukshëm.

Porsche më i vogël tani është kthyer, falë studios së dizajnit Fifteen Eleven Design, e cila krijoi një zgjidhje të dizajnit për një interpretim modern të Roadster, transmeton Telegrafi.

Dhe ata u bashkuan në anën e teknologjisë nga motra Mellors Elliot Motorsport, e cila ka disa projekte interesante pas saj, nga ribërjet e WRC te restaurimi i klasikëve garues.

Deri më tani, ka vetëm paraqitje, dhe ato vetëm pak ndryshojnë pamjen e origjinalit.

Makina është pak më e gjerë dhe merr teknologji LED në drita, ndërsa pjesa tjetër është kryesisht e njëjtë. /Telegrafi/

ef52e371 d39d 4e84 9ea7 8d3578c6ccb0