LAJMI I FUNDIT:

Porsche 911 kapet sërish pa ndonjë shtresë kamuflazhi (Foto)

Porsche 911 kapet sërish pa ndonjë shtresë kamuflazhi (Foto)

Paris Motor Show pritet të jetë aktiviteti, kur Porsche 911 prezantohet zyrtarisht

Duke se Porsche po e ka vështirë, ta mbajë fshehur modelin e ri nga 911, pasi jo një por dy prototipa janë parë duke u testuar, si dhe kanë rrjedhur disa imazhe, transmeton Telegrafi.


Kësaj radhe e kemi një makinë të kuqe, që e tregon edhe më afër modelin e njëjtë që fillimisht e pamë të kaltër.

Në inspektim të afërt, shihet se ka disa pjesë të fshehta, megjithëse në tërësi duket se është gati për prodhim, ndërsa mund ta shohim të kompletuar brenda pak kohe. Makina është mjaft sportive dhe me pjesë të fryra, duke bërë të mendohet se jemi duke e shikuar një Carrera S.

Kjo Porsche 911 lëvizë mbi platformën e re MMB, që është e fortë dhe e përshtatshme për të lehtësuar qarkullimin. Platforma është edhe më e madhe, duke bërë që makina të jetë më e gjerë dhe të ketë sistem më të zgjeruar të rrotave.

Në pjesën e përparme i kemi dritat gjigante LED, të mbuluara me shirit ngjitës, teksa në pjesën e pasme e shohim sistemin për nxjerrjen e gazrave që ngjanë me Taycan.

Sipas të gjitha gjasave, Porsche 911 mund të prezantohet gjatë tetorit në Paris Motor Show, andaj deri atëherë mund të mësojmë edhe lajme të reja për të. /Telegrafi/