LAJMI I FUNDIT:

Porsche 356 në zinxhirë dhe ski, bëhet gati për “pushtimin” e Antarktikut

Porsche 356 në zinxhirë dhe ski, bëhet gati për “pushtimin” e Antarktikut

Një Porsche 356 e modifikuar po përgatitet për një mision tejet të vështirë – “pushtimin” e Antarktikut.

Nuk bëhet fjalë për një model të rëndomtë 356A, por për një veturë që i përket garueses legjendare amerikane Renee Brinkerhoff, themelueses së relli ekipit Valkyrie Raing, që nga viti 2017 është në mision të mbledhjes së mjeteve me moton “World Rally Tour”.


Plani ishte që Porsche 356 të vozitet nëpër shtatë kontinente dhe të përshkohen mbi 30.000 kilometra në 18 vende, që të rritet vetëdija sa i përket “kontrabandimit të fëmijëve” dhe me paratë e mbledhura të ndihmojë fëmijët që ishin viktima të kontrabandimit.

E pasi që në listën e “qëllimeve” janë regjistruar garat La Carrera Panamericana, Targa Tasmania, Caminos Del Inca, Pekin to Paris dhe East Africa Safari Classic, për Brinkerhoff ka mbetur vetëm edhe një kontinent – ky është Antarktiku.

E duke marrë parasysh kushtet klimatike në Antarktik, është e qartë se pse Porsche i janë vendosur zinxhirë dhe ski. Për modifikimin e veturës janë nevojitur 18 muaj punë të britanikut Kieron Bradley, i cili e përgatit për temperatura deri në minus 50 gradë celsius.

Qëllimi është që vetura të vozitet në Antarktik deri në 600 kilometra – duke tentuar të vendoset një rekord i ri i shpejtësisë në këtë kontinent. Brinkerhoff deri më tani ka mbledhur 500.000 dollarë për fondacionin humanitar Valkyrie Gives. /Telegrafi/