LAJMI I FUNDIT:

Porositi Lamborghini përmes interneti, i erdhi me shumë defekte (Video)

Porositi Lamborghini përmes interneti, i erdhi me shumë defekte (Video)

Nick Rienzo nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, ka paguar 85 mijë dollarë, për një Lamborghini që e kishte gjetur përmes internetit.

Mirëpo, makina për të cilën e dinte se është e përdorur, i erdhi me shumë defekte dhe dëmtime të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon nga afër modelin Gallardo të prodhuar më 2006, që ka shumë të gërvishtura dhe pjesë të pa rregulluara.


Përmes këtij rasti, kërkohet që të mos blihet nëpër shitës ilegal, që nuk kanë leje nga ekspertët e automobilizmit.

Sidomos në raste të tilla, kur është fjala për veturat e shtrenjta dhe shpenzimet janë tepër të mëdha. /Telegrafi/