LAJMI I FUNDIT:

Poposki takohet me deputetët gjerman, diskutojnë për krizën në Maqedoni

Poposki takohet me deputetët gjerman, diskutojnë për krizën në Maqedoni

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot realizoi takim me përfaqësues të Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe imunitet të Bundestagut gjerman. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në takim me deputetën gjerman është biseduar për gjendjen aktuale politike në maqedoni, lidhjet ekonomike mes dy shteteve, si dhe bashkëpunimin për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në takim është theksuar ndihma e Gjermanisë për procesin euro-integrues të vendit tonë, si dhe angazhimin për përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE dhe NATO”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme.


Nga Ministria gjithashtu thonë se deputetët kanë shprehur falënderome për rolin kyç që Maqedonia e kishte në menaxhimin me krizën e emigrantëve dhe ndalimin e migrimit ilegal./Telegrafi/