LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Është e vështirë të parashihet një qeveri në këto momente

Poposki: Është e vështirë të parashihet një qeveri në këto momente

Në një intervistë për Televizioni Kroat, ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, ka deklaruar se tani për tani është e vështirë të parashikohet se si dhe në çfarë formati do të formonin qeveri, si edhe nëse do të përcaktoheshin për zgjedhje të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, dimensioni ekonomik është motivimi më i madh për stabilizim sa më të shpejtë, duke shtuar se kriza politike e ka ngadalësuar rritjen ekonomike të Maqedonisë.


Poposki thotë se keqpërdoren temat që kanë të bëjnë me lirinë e mediave dhe përplasje me ata që mendojnë ndryshe nga qeverisja e Gruevskit, duke e lavdëruar ish-kryeministrin për suksese ekonomike, sukses në reforma.

Për Poposkin, situata e sigurisë, tensionet dhe pikat e e nxehta lidhen me mungesën e integrimit në NATO dhe BE./Telegrafi/