LAJMI I FUNDIT:

Polonia zvogëlon rrogat e deputetëve për 20 për qind

Polonia zvogëlon rrogat e deputetëve për 20 për qind

Parlamenti i Polonisë, i cili dominohet nga partia Ligji dhe Drejtësia ka miratuar një projektligj për uljen e pagave të deputetëve me 20 për qind, pas kritikave publike ndaj shpërblimeve financiare për ministrat.

Parlamenti miratoi ligjin me një shumicë prej 240 votash, ndërsa partitë kryesore të opozitës abstenuan.


Ligji do të shkurtojë shpërblimin e deputetëve nga niveli aktual prej 2,802 dollarë në muaj, pasi ish-Kryeministri, Beata Szydlo, vitin e kaluar vendosi të shpërblejë veten dhe ministrat e kabinetit të saj me më shumë se 10 paga mesatare mujore, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Që atëherë, mbështetja për partinë në pushtet është dobësuar, ndikuar kjo edhe nga faktorë të tjerë.

Kreu i partisë Ligji dhe Drejtësia, Jaroslaw Kaczynski muajin e kaluar u bëri thirrje ministrave të japin shpërblimet e tyre financiare për bamirësi dhe paralajmëroi shkurtimet e pagave për anëtarët e parlamentit. /Telegrafi/