Polonia është shteti i parë që është eliminuar zyrtarisht nga Euro 2024 që po mbahet në Gjermani.

Polakët u mposhtën sot nga Austria 3-1 në ndeshjen e sotme, ndërsa as ndeshje tjetër e mbyllur në barazim mes Francës dhe Holandës, nuk iu shkoi për shtati.


Pas rezultateve të ndeshjeve të sotme, Polonia nuk ka gjasa për kalim tutje.

Screenshot 2024 06 21 234239

Holanda e Franca kanë nga 4 pikë në pozitën e parë dhe të dytë, ndërsa Austria është e treta me 3 pikë. Polonia është e fundit pa pikë.

Ndeshjen e fundit, Polonia e luan ndaj Francës, ku edhe në rast fitoreje, skuadra e udhëhequr nga Robert Lewandowski nuk ka shanse matematikore të kalojë tutje.

Në fazën e grupeve të "Euro 2024" vlerësohen fillimisht ndeshjet direkt, pastaj goldallimi. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app