Përfaqësuesja e Kolumbisë fitoi me rezultat 0-3 ndaj asaj të Polonisë në kuadër të Grupit H të Kampionatit Botëror 'Rusia 2018'.

Kështu edhe zyrtarisht faza e eliminimit direkt për polakët është tashmë i pamundur.


Golat për Kolumbinë i shënuan Yerry Mina (40'), Radamel Falcao (70') dhe Juan Cuadrado (75').

Më i miri në takim nga WhoScored ishte Cuadrado (James nga FIFA), që përveç golit, bëri edhe paraqitje të mirë në këtë takim.

Notë të lartë kishte edhe James Rodriguez, por edhe golashënuesit tjerë të Kolumbisë.

Juan Cuadrado 1 (Foto: Getty Images)

Grzegorz Krychowiak ishte më i miri te Polonia, kurse pas tij vijnë Jan Bednarek e Robert Lewandowski.

Ndeshja e fundit në grup e Kolumbisë është ndaj Senegalit dhe në rast të një fitore vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Polonisë:

capture 20180624 224458Notat e lojtarëve të Kolumbisë:

capture 20180624 224458 1

telegrafi sport app