LAJMI I FUNDIT:

Pollozhani: Sistemi jonë arsimor ka dobësi, në këtë situatë të gjithë do të dëmtohemi

Pollozhani: Sistemi jonë arsimor ka dobësi, në këtë situatë të gjithë do të dëmtohemi

Për shkak të pandemisë me coronavirus, viti shkollor në Maqedoninë e Veriut do të fillojë online. Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë do të vijojnë mësimet me prani fizike, ndërsa pjesa tjetër do të jenë online.

Ky vendim ka ndarë opinionin publik, ndërsa akoma nuk dihet se kur do të fillojë saktësisht viti shkollor, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ish-ministri i Arsimit, Azis Pollozhani, i cili ishte drejtuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga viti 2002 deri 2006, për “Fokus” tha se për shkak të kësaj situate, procesi arsimor do të pësojë më shumë dëm.

“Në rrethanat të tilla, çdo vendim nuk është i lehtë. Duke pasur parasysh faktin se kjo situatë nuk na ndodhi tani, mendoj se çdo vendim nëse analizohet në kohën e duhur dhe me argumente, bazuar në parashikimet e ekspertëve, besoj, do të gjente jo vetëm një mundësi më të sigurt, por edhe më të pranueshme, sepse do të ishte mirë shtjelluar dhe shpjeguar ”, mendon Pollozhani.

Siç thotë ai, stafi ynë mësimdhënës nuk është i gatshëm të përballet me sfidën në këtë gjendje të mësimdhënies online.

“Në situata si kjo, unë mendoj se nuk ka fitues. Ka vetëm të dëmtuar, ndërsa sistemet më të dobëta arsimore do të dëmtohen më së shumti. Sistemi ynë arsimor ka treguar shumë dobësi kohët e fundit, kështu që të gjithë do të pësojmë dëme. Normalisht, shumica e atyre që janë në një situatë më të palakmueshme për sa i përket infrastrukturës dhe gatishmërisë teknologjike të institucioneve arsimore, veçanërisht janë shkollat rurale dhe nxënësit nga familje me standarde të ulëta socio-ekonomike. Një pjesë e stafit mësimdhënës nuk është e gatshme të merret me sfidat e reja teknologjike dhe pedagogjike në rrethana normale, e lëre më në situata të tilla komplekse”, shtoi ish-ministri./Telegrafi/