LAJMI I FUNDIT:

Pollog, mungesë e vaksinës kundër Hepatitit

Pollog, mungesë e vaksinës kundër Hepatitit

Për gati një vit të tërë Qendra për Shëndet Publik në Tetovë dhe Gostivar nuk posedon vaksinën për Hepatitin A dhe B. Pacientët e Tetovës dhe Gostivarit udhëtojnë deri në Shkup për të pranuar vaksinën mbrojtëse nga kjo sëmundje infektive. Mjekët thonë se gati një vit ka që kur e kanë shkruar tenderin dhe janë në pritje që të paraqitet ofruesi.

“Sa i përket vaksinës hepatit B, tanimë një vit ne kemi shkruar tender dhe çdo moment presim që vaksina kundër kësaj sëmundje infektive hepatit B të arrijë në Qendrën për Shëndet Publik Tetovë. Problemi është se ne si vend i vogël nuk kemi ofrues për tenderët tonë për sasinë e vaksinave që i kërkojmë”, theksoi Suzana Subasiq, Qendra për Shëndet Publik Tetovë


Ministri i Shëndetësisë tha se tanimë kanë gjetur furnizues dhe sasitë e nevojshme kanë arritur në vend, pritet të bëhet vetëm shpërndarja e tyre nëpër spitalet të cilat kanë mungesë.

“Bëhet fjalë për mungesë të cilën e paraqitën disa Qendra për shëndet publik, folëm me furnizuesin, ai e mori për detyrë të sigurojë sasinë e nevojshme, besoj se tanimë ka mbërritur sasia e duhur e vaksinave në shtet dhe tani duhet të distribuohen në qytetet ku mungon, megjithatë një sasi e caktuar është në dispozicion në Qendrën Për Shëndet Publik në Shkup dhe ajo sasi shfrytëzohet nga gjithë pacientët në nevojë deri në momentin kur nëpër Qendrat tjera të distribuohen sasitë e reja”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

Hepatiti B është një sëmundje infektive e mëlçisë. Virusi transmetohet gjatë kontaktit me gjakun e infektuar dhe lëngjet tjera trupore, si pështyma, djersa apo loti./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori