LAJMI I FUNDIT:

Policja ia shpëtoi jetën një foshnje në Georgia

Policja ia shpëtoi jetën një foshnje në Georgia

Një police amerikane po duartrokitet për aktin heroik që ka bërë për t’i shpëtuar jetën një foshnjë që po mbytej në Georgia, SHBA.

Pamjet dramatike të kamerës tregojnë se oficeri i policisë së Senoias, Alexis Callaway ndihmoi një foshnjë katër javore që papritmas filloi të mbytej.


Polici nxitoi në shtëpinë e fëmijës dhe rrëmbeu foshnjën përpara se t’i jepte ndihmën e parë, raporton nypost.

Pas kryerjes së ndihmës së parë, e cila përfshinte përkëdheljen e vazhdueshme të shpinës dhe kthimin përmbys të foshnjës, pamjet e kamerës treguan se fëmija me sukses filloi të merr frymë normalisht.

“Unë jam certifikuar që në moshën 16-vjeçare. Kam punuar me fëmijë dhe gjëra të tilla”, tha Callaway.

Akti i trimërisë së Callaway nuk kaloi pa u vënë re. Ajo do të marrë një çmim prej Departamentit të Policisë së Senoias. /Telegrafi/