LAJMI I FUNDIT:

Policia turke arreston edhe dy persona tjerë, që dyshohet se kanë lidhje me sulmin me bombë në Stamboll

Policia turke arreston edhe dy persona tjerë, që dyshohet se kanë lidhje me sulmin me bombë në Stamboll

Autoritetet turke të sigurisë kanë arrestuar edhe dy persona, që dyshohet se kanë lidhje me sulmin me bombë në Stamboll.

E derisa po vazhdon marrja në pyetje e 46 personave tjerë të arrestuar, përfshirë këtu edhe gruan që dyshohet se vendosi bombën në Beyoglu të Stambollit, ku humbën jetën 6 persona dhe 81 tjerë u lënduan, policia arrestoi edhe dy të dyshuar tjerë.


Sipas organeve të sigurisë hetimet për sulmin me bombë po vazhdojnë, ndërsa 46 të arrestuarit po merren në pyetje, transmeton Telegrafi.

Ata dyshohet se kanë lidhje me sulmin terrorist dhe separatistët e organizatës terroriste PKK, të cilët kanë seli edhe në Siri.

Numri i të arrestuarve deri më tani ka shkuar në 48, përfshirë këtu edhe këta dy të fundit. E gruaja që u kap sot nga organet e sigurisë në Stamboll, dyshohet se kishte vendosur bombën në sheshin Taksim.

Pas shpërthimit, gruaja e dyshuar vrapoi për të marrë një taksi në lagjen Esenyurt të Stambollit, që ndodhet “pak larg” nga zona e Taksimit ku ndodhi shpërthimi.

Sipas policisë së Stambollit, 1,200 kamera sigurie u kontrolluan dhe u kryen bastisje në 21 vende të ndryshme me të cilat u identifikua gruaja, përpara se policia ta arrestonte në orën 2:50 të mëngjesit. /Telegrafi/