LAJMI I FUNDIT:

Policia tërheq nga flokët një grua lakuriq në protestat e Zelandës së Re

Policia tërheq nga flokët një grua lakuriq në protestat e Zelandës së Re

Skena të pakëndshme shpërthyen në kryeqytetin e Zelandës së Re të enjten teksa qindra protestues të ‘lirisë’ u përleshën me autoritetet – derisa një grua e zhveshur u arrestua pasi hyri në një grumbull oficerësh policie.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja u tërhoq zvarrë nga flokët e saj dhe u arrestua, derisa protestuesit vërshuan rrugëve për të kundërshtuar politikat e ashpra të COVID-19 të implementuara nga kryeministrja Jacinda Ardern.

Qindra makina, kamionë dhe motoçikleta që transportonin mijëra njerëz nga i gjithë vendi filluan të mblidhen në Wellington të martën në mëngjes për të nisur protestat, të frymëzuara nga Konvoji i Lirisë së Kanadasë, që ka paralizuar Otava-n.


Trafiku u ngadalësua për shkak të automjeteve që bllokuan rrugën rreth parlamentit dhe në vende të tjera kyçe, para se të dilnin në rrugë për të valëvitur pankartat. Me pankarta ata kërkuan kthimin e lirive, duke dënuar kështu edhe detyrimin për vaksinim.

Qindra njerëz u mblodhën përpara parlamentit, nga ku disa ngritën tenda dhe u zotuan se do të qëndrojnë për një kohë të gjatë. Ardern tha se nuk ka ndërmend të reagojë ndaj tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori