LAJMI I FUNDIT:

Policia do të hetojë kush e sulmoi gruan e cila u pa duke ikur pa rroba në Kumanovë

Policia do të hetojë kush e sulmoi gruan e cila u pa duke ikur pa rroba në Kumanovë

Dje pasdite, në periferi të Kumanovës, një grua rreth të 30-ave ka vrapuar lakuriqe duke kërkuar ndihmë, pasi siç ka thënë ajo po ikte nga një sulm. Banorët që e kanë parë thonë se rreth orës 15:30 ajo po lëvizte nga vendbanimi Karposh për në qytet.

Kur ajo arriti në shtëpitë e para në rrugën Done Bozhinov, një familje doli për ta ndihmuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur erdha në shtëpi e gjeta gruan në oborr. Vajza ime dhe gruaja ime derdhën ujë mbi të, duke u përpjekur ta freskojnë, dhe ajo foli në agoni në mënyrë jo koherente. Ajo ishte dukshëm e shqetësuar dhe kërkoi ndihmë. Ajo tha se u sulmua nga tre burra, kështu që mezi arriti të ikte dhe të shpëtonte. Ajo pretendoi se kjo ishte arsyeja pse i kishte humbur rrobat. E gjithë ishte gërvishtur në shpinë dhe në këmbë. Gjatë arratisjes, ajo tentoi të ndalonte ndonjë makinë, por askush nuk donte ta merrte. I dhamë një batanije për ta mbuluar, por ajo e hodhi. Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancën, ka rezistuar, ka qenë shumë tronditëse”, tha dëshmitari okular.

Nga SPB Kumanovë kanë konfirmuar se ngjarja është raportuar tek ta, pas së cilës zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ofruar ndihmë ekipit mjekësor për shoqërimin e personit në institucionin përkatës.

Ata thonë se rasti është duke u zbardhur, por nuk kanë dhënë më shumë informacion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori