LAJMI I FUNDIT:

Policia shpëton dy turistë gjermanë që kishin mbetur të izoluar në Gjirin e Gramës

Policia shpëton dy turistë gjermanë që kishin mbetur të izoluar në Gjirin e Gramës

Shërbimet e stacionit të Policisë në Orikum të Vlorës shpëtuan dy turistë gjermanë në Gjirin e Gramës, të cilët kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë.

Policia informoi se kërkimet disaorëshe gjatë mesnatës dhe transportimi me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, finalizuan me sukses angazhimin e shërbimeve për të ndihmuar këta dy turistë, njëri prej tyre ishte kafshuar nga një qen.


Pas lokalizimit dhe gjetjes, të dy turistët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim ofrimin sa më të shpejtë të asistencës mjekësore.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se, të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët gjermanë kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për t’iu ardhur në ndihmë, turistëve që vizitojnë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori