LAJMI I FUNDIT:

Policia njofton për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në dy ditët e fundit

Policia njofton për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në dy ditët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në dy ditët e fundit në vend.

Sipas raportimeve të bëra, janë gratë ato që kanë pësuar nga dhuna.

Policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastet, ndërsa ka arrestuar personat e dyshuar për dhunë.


Më poshtë, rastet e ndara sipas raportit:

Gllogoc 23.03.2022 – 21:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është keqtrajtuar psiqikisht nga e dyshuara femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gllogoc 24.03.2022 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 24.03.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë 24.03.2022 – 04:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 24.03.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 22.03.2022 – 07:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur në mëngjes është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe mbetet të intervistohet i dyshuari pasi nuk është takuar. Rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori