LAJMI I FUNDIT:

Policia në Oregon e shpëton drerin ‘agresiv’ nga gardhi me tela me gjemba

Policia në Oregon e shpëton drerin ‘agresiv’ nga gardhi me tela me gjemba

Policia në Oregon shpëtoi një dre “të rrezikshëm dhe agresiv” i cili kishte ngecur në një në një gardh teli me gjemba.

Policia e Shtetit të Oregon në një postim në Facebook tha se një oficer i tyre iu kishte përgjigjur një raportimi se një dre kishte ngecur në një gardh afër Mitchell, dhe se kur kishte arritur zbuloi se brirët dhe këmbët e pasme të drerit kishin ngecur në “telin e trashë me gjemba”.

Oficeri e kontaktoi Departamentin e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Oregon, por se asnjë zyrtar i tyre nuk ishte në dispozicion për të dalë në ndihmë me një qetësues, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Një zyrtar nga zyra e sherifit në Kantonin Wheeler dhe oficeri në fjalë përdorën prerëse bulonash për të çliruar këmbët dhe brirët e drerit nga teli.

Postimi thoshte se një sasi e vogël teli ishte ende e lidhur në brirët e drerit kur iku.

“Nuk duket se ky dre ishte aq mirënjohës për shpëtimin sa ne mendonim se do të ishte”, thuhej në postim. “Siç mund ta shihni nga kjo video, këto kafshë të egra janë agresive dhe të rrezikshme”, shkruhej tutje aty. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Interesante
Kalo në kategori