Policia në Nashville të SHBA ka publikuar pamjet e kamerave të zyrtarëve policorë, që i kanë të vendosur nëpër uniforma.

Ato shfaqnin momentin kur policët futën në shkollën e krishterë, dhe qëllojnë për vdekje sulmuesen që vrau tre fëmijë dhe tre të rritur.


Madje u zbuluar se sulmuesja ishte ish-nxënëse e kësaj shkolle, që me vete kishte patur dy lloje të ndryshme të pushkëve automatike si dhe një revole, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për 28-vjeçaren Audrey Hale që u fut në shkollën private Covenant dhe filloi të shtie me armë, duke vrarë tre nxënës dhe tre mësimdhënës.

Pas pranimit të telefonatës për të shtëna armësh, policët ishin aktivizuar duke u futur në objekt për të neutralizuar sulmuesen.

Ishin policët Rex Engelbert dhe Michael Collazo që qëlluan për vdekje sulmuesen e armatosur.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ata arrijnë tek ajo dhe pasi nuk iu bindet urdhrave e qëllojnë me breshëri plumbash. /Telegrafi/