LAJMI I FUNDIT:

Policia: Në manastir u gjet helmeta e Policisë së Kosovës që ishte marrë nga vendi ku u vra rreshteri Bunjaku

Policia: Në manastir u gjet helmeta e Policisë së Kosovës që ishte marrë nga vendi ku u vra rreshteri Bunjaku

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me sulmin terrorist ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Përmes një njoftimi të ri Policia thekson se pos arsenalit të madh të armëve dhe municioneve që u gjetën në fshatin Banjskë, në manastir janë gjetur edhe pajisje të Policisë së Kosovës.

“Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor”, ka njoftuar Policia.


Natën mes së shtunës dhe së dielës, një grup terrorist i maskuar dhe i armatosur ngriti fillimisht një barrikadë në hyrje të fshatit Banjskë dhe më pas sulmoi Policinë e Kosovës.

Nga sulmi terrorist mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Siç rezultoi nga hetimet, disa sulmues më pas u larguan nga territori i Kosovës, ndërsa disa u strehuan në manastirin e Banjskës, nga ku u përleshën me policinë  e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori