Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Pajtim Etemit nga fshati Grabanicë të Klinës.

Personi i kërkuar është: Pajtim (Xhevat) Etemi, i lindur me 01.05.1990, nё Grabanicё-Klinё.


I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:“ Vrasje e rёndё nё tentativё”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com/Telegrafi/