eksperti ad

Policia e Kosovës, ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, Luan Lajqi, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se i dyshuari  Luan Lajqi, kërkohet për dy vepra penale "Vrasje në Tentativë" dhe "Vetë Gjyqësi".


"Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij. Personi i dyshuar është: • LUAN (MUHAMET) LAJQI i lindur me 29.11.1982, në Llukë-Deçan. I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë: • 1- (një) rast për veprën penale “Vrasje në Tentativë” • 1-(një) rast për veprën penale “ Vetë Gjyqësi” I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Gjakovë", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/

11