Policia e Kosovës në Ferizaj, në dy raste të ndara, ka ndaluar shoferët A. N. (36 vjeç) dhe A. B. (28 vjeç), të cilët në rrugën “Rexhep Bislimi” kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe janë ndëshkuar me gjoba prej 200 eurove. Në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, njëri nga shoferët po lëvizte me 77 km/h, ndërsa tjetri me 76 km/h.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka thenë se për këto kundërvajtje, policia ka shqiptuar masa ndëshkuese për secilin prej tyre gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative në patentë-shofer dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë prej 3 muajsh.


“Policia apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim ruajtjen e sigurisë për veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit "Lajmëro Policinë" ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.Të gjitha raportimet trajtohen me konfidencialitet të plotë”, ka thenë Veseli./Telegrafi/