Dy liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike janë marrë ditën e hënë në mbrojtje nga Policia e Kosovës, pas kërcënimeve për sulm ndaj tyre.
Nga Policia e Kosovës konfirmuan për Telegrafin se vendimi për ofrimin e sigurisë është ndërmarrë pas informacioneve të gjetura.
“Policia e Kosovës në kuadër të detyrave dhe autorizimeve ligjore që ka, bënë edhe vlerësimin e sigurisë së personaliteteve të rëndësisë së veçantë dhe varësisht nga informacionet apo të gjeturat ndërmerr masat për ofrimin e sigurisë. Në këtë rast edhe ndaj personaliteteve në fjalë ka ndërmarrë masa për ofrimin e sigurisë dhe të njëjtëve sipas vlerësimit iu është ofruar siguri”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Policia e Kosovës.
Ndërkaq, sot kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është parë duke u përcjellë nga Policia e Kosovës.
Krasniqi para mediave ka thënë se asnjëherë nuk është ndjerë i kërcënuar edhe kur kanë rrjedh informacione për vrasje.
“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar edhe kur na ka rrjedh informacion për kërcënime me vrasje edhe para pak muajsh. Por, ka qenë vlerësim i organeve të sigurisë që të na ofrojnë mbrojtjen e afërt, për arsye besoj që ata duhet të tregojnë, besoj që lidhet me situatën e tensionuar dhe të përkeqësuar pas sulmeve në veri të vendit”, ka thënë Krasniqi.
Kurse, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri para mediave foli për kërcënimet ndaj kreut të partisë së tij.
“I ka besu vlerësimeve të organeve të shtetit, dhe po sillet karshi atij vlerësimi. Nuk ka ndërpre asgjë në agjendën edhe në rutinën e tij. Policia ka kapacitete profesionale me siguru, vetëm është rrit kujdesi i organeve të sigurisë. Pasiguri juridike ka në Kosovë dhe kjo është më problematike dhe na shqetëson si LDK më shumë”, ka thënë Haziri.
Ndryshe, javë më parë Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kishin vlerësuar se rreziku potencial për sulme apo aktivitete të tjera kundër rendit ligjor e kushtetuese ekziston ende.
Deputeti i LVV-së Enver Dugolli, i cili është edhe anëtar i Komision për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se duke marr parasysh që një pjesë e madhe e armëve është konfiskuar, rigrupimi i terroristëve i dirigjuar nga Serbia vazhdon që të jetë ende kërcenim për Kosovën.
“Rreziku mbetet për shkak se ai formacion një pjesë e tyre e madhe është larguar ka ikur për Serbi. Ndonëse një pjesë të madhe të armatimit e kemi zënë pra është i konfiskuar, por rigrupimi i tyre i dirigjuar nga Serbia vazhdon që të jetë ende kërcenim për Kosovën”, është shprehur ai.
Po ashtu, edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, kishte deklaruar se edhe përkundër suksesit të PK-së në aksioni e 24 shtatorit, kjo nuk duhet që të krijojë komoditet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania