LAJMI I FUNDIT:

Policia kineze me donacion për MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Policia kineze me donacion për MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Policia kineze nëpërmjet Ambasadës së Kinës në Shkup, ka dorëzuar donacione për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, policia kineze ka dhuruar materiale mjekësore-higjienike për mbrojtjen e policëve, të cilët siç dihet në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme kanë detyra të vështira, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Akti i sotëm është edhe një tregues për rëndësinë dhe domethënien e mbështetjes dhe para se gjithash solidaritetin në mes shteteve, sidomos kur është në pyetje kërcënimi global, prej të cilit mund të ketë humbje të mëdha”, thonë nga MPB.

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, e falënderoi Republikën Popullore të Kinës për këtë humanitet, duke shpresuar se do të vazhdojë edhe në të ardhmen./Telegrafi/