LAJMI I FUNDIT:

​Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për vizitën e Gjukanoviqit

​Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për vizitën e Gjukanoviqit

Me rastin e vizitës së presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq në Prishtinë, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut të disa segmenteve rrugore dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.

Përgjatë kësaj vizite Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.


Gjukanoviq nesër do të arrijë për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

Me këtë rast kreut të shtetit të Malit të Zi nga komuna e Prishtinës do t’i ndahet Çelësi i qytetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori