LAJMI I FUNDIT:

Policia kanadeze bëhet me veturë sportive – Chevrolet Corvette 2023i bashkohet flotës së tyre të veturave

Policia kanadeze bëhet me veturë sportive – Chevrolet Corvette 2023i bashkohet flotës së tyre të veturave

Policia në Kanada ka shtuar veturën sportive Chevrolet Corvette Z06 2023 në flotën e tyre.

Sic ishte raportuar fillimisht nga Carscoops, vetura Chevrolet u ekspozua në Panairin Ndërkombëtar Kanadez 2023 javën e kaluar, ku vetura C8 Corvette kishte ngjyrat e Policisë Provinciale të Ontarios.


Ndryshe nga video-loja Need for Speed, makina sportive me motor të mesëm nuk do të angazhohet në ndjekje me shpejtësi të lartë – përkundrazi, Corvette është në huazim për t’u përdorur si një mjet promovues për të ndihmuar forcat e policisë me rekrutimin, shkruan Drive, transmeton Telegrafi.

Në një shenjë mirënjohje për të mëdhenjtë e NASCAR-it, Dale Earnhardt dhe Dale Earnhardt Junior – që të dy vozitën për Chevrolet – numri i “njësisë” në anën e automjetit u krijua duke bashkuar dy numrat që ata përdornin në gara.

Dhe kjo nuk është hera e parë që një Corvette është përdorur për evente për komunitetin.

Në qershor të vitit 2022, Zyra e Sherifit të Qarkut Escambia në Florida e konvertoi një C7 Corvette që ajo kishte sekuestruar nga kriminelët për ta përdorur për angazhim në komunitet. /Telegrafi/