Policia jep detaje rreth zhdukjes së një serbi ditë më parë në Zubin Potok, dyshohet të jetë vrarë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e zhdukjes së një qytetari serb në komunën e Zubin Potokut, tri ditë më parë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se njësitet policore dje rreth orës 19:05 në fshatin Matica të Zveçanit kanë gjet veturën e braktisur të viktimës mashkull K-Serb i cili është raportuar si i zhdukur.
Sipas Forenzikës dritarja e përparme ka një vrimë e cila dyshohet se është nga arma e zjarrit si dhe në ulëse vërehen njolla gjaku. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/03/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































