LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave në Prishtinë, thotë se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave në Prishtinë, thotë se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje

Një femër e moshës 44 vjeçare dhe një mashkull  44 vjeçar, sot rreth orës 09:00 u gjetën pa shenja jete në lagjen “Emshir”, në Prishtinë, mirëpo Policia e Kosovës thotë se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij,  viktimat janë një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, të cilët kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri.


“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes. Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri”, ka thënë Borovci.

Siç tha ai, në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri ( revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, tha ndër të tjera Borovci për Telegrafin.

Ndryshe siç merret vesh, burri fillimisht ka vrarë ish gruan e tij, pastaj ka bërë vetëvrasje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori