Policia jep detaje për vdekjen 30-vjeçarit në Prishtinë pas rrëzimit të lisit, si dhe gruas që mori lëndime serioze

Një person ka mbetur i vdekur si dhe një femër ka marr lëndime të rënda trupore si pasojë e rrëzimit të një peme (lisi) nga erërat e forta të hënën rreth orës 15:10, në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima e cila ka marr lëndime të rënda trupore është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ndërsa tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.
“Si pasojë e erës së fortë është rrëzuar një pemë dhe e cila ka rënë mbi dy persona kalimtar të rastit. Si pasojë e plagëve të marra viktima mashkull kosovar ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK me lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.
Ndryshe, të hënën në një prononcim për Telegrafin mjeku kujdestar në QKUK, Ejup Govori pati thënë se “30 vjeçarja ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme”.
“Gjendja e saj është stabile, pra është jashtë rrezikut për jetë, por ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme. Ende nuk kemi raport të detajuar por dyshohet për frakturë”, kishte thënë ai.
Govori kishte shtuar se: “E lënduara ka edhe dhimbje të shpinës dhe dyshohet se mund të ketë lëndime të unazës”.
Ndërsa, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj një ditë më parë iu kishte bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë lëvizjes në qytet.
Ai përmes një shënimi në Facebook kishte apeluar për kujdes të shtuar sidomos në zonat ku ka drunj.
“Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth! Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve”, kishte shkruar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri