Policia jep detaje për aksidentin në Kaçanik, ku humbi jetën një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e premte në Kaçanik.
Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin, ndërsa thotë se në aksident janë përfshirë tri automjete.
"Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve civile me targa vendore, me vozitës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje prurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona tjerë", njofton policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IMl për Obduksion. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































