LAJMI I FUNDIT:

Policia greke ndalon zhvillimin e një tubimi nga shqiptarët në Athinë

Policia greke ndalon zhvillimin e një tubimi nga shqiptarët në Athinë

Policia greke në Athinë ka njoftuar këtë të dielë se do të ndalojë zhvillimin e një tubimi nga ana e shqiptarëve, duke mos dhënë lejen e kërkuar prej organizatorëve.

Sipas mediave helene është njoftuar nga autoritetet se me vendim të Drejtorit të Policisë së Atikës Juglindore ndalohet mbajtja e këtij tubimi publik në natyrë nga qytetarët shqiptarë.

Tubimi i bashkëkombësve tanë ishte paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 19:00, në rrugën “Koris”, në zonën e Alimos.


Por sipas policisë greke ky tubim është vendosur të ndalohet pasi “ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar dhe mbajtja e tij do të shkaktojë pengesë të trafikut dhe aksesit në shërbimet publike, organizatave me përfitim publik dhe institucioneve që ofrojnë shërbime mjekësore, apo funksionimit të infrastrukturave dhe objekteve publike dhe furnizimit të tregut me sende jetike”.

Kujtojmë se pas festimeve për Ditën e Pavarësisë, ku shqiptarët “pushtuan” sheshin kryesor të Athinës, Syntagma, duke festuar me flamuj kuqezi, valle dhe këngë patriotike, mediat greke reaguan ashpër duke akuzuar kryeministrin Kyrioakos Mitsotakis për qasje të butë ndaj këtyre shfaqjeve të emigrantëve nga Shqipëria. /A2CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori