LAJMI I FUNDIT:

Policia gjermane parandalon një sulm në Berlin

Policia gjermane parandalon një sulm në Berlin

Policia gjermane ka arrestuar katër persona, një nga të cilët dyshohet për planifikim të një sulmi me thika në gjysmëmaratonën e së dielës në Berlin.

Sipas “Die Welt”, katër të dyshuarit ishin të lidhur me Anis Amrin, azilkërkuesi tunizian që më 2016 vrau 11 persona në një treg duke u futur me kamion.


Dje, në qytetin Muenster në Gjermani një person ishte futur me veturën e tij në një turmë njerëzish duke lënë të vdekur tre persona dhe 30 të tjerë të plagosur.

Ndërkaq duhet kujtuar  dhjetorin e vitit 2016, kur një kamion ishte futur në turmën e tregut të Krishtlindjeve në kryeqytetin gjerman, Berlin, duke vrarë 12 veta. /Telgrafi/