LAJMI I FUNDIT:

Policia gjermane jep detaje rreth rrokullisjes së autobusit me targa të Serbisë

Policia gjermane jep detaje rreth rrokullisjes së autobusit me targa të Serbisë

Një autobus me targa të Serbisë, i cili po udhëtonte nga Beogradi drejt Stokholmit përmes Berlinit, u rrokullis në një aksident të rëndë trafiku. 19 pasagjerë u plagosën.

Autobusi u përmbys në autostradën gjermane A13 midis Stack dhe Freivald, në drejtim të Berlinit.


Sipas policisë, dy shoferët e autobusit si dhe një pasagjer janë në gjendje më kritike. Ende nuk dihet me saktësi sesa pasagjerë ishin në autobus.

Rrokulliset autobusi me targa të Serbisë në Gjermani, të paktën 19 të lënduar
Lexo po ashtu Rrokulliset autobusi me targa të Serbisë në Gjermani, të paktën 19 të lënduar

Policia gjithashtu deklaron se nëntë persona të plagosur rëndë u transportuan me helikopter në spitalet e Cottbusit dhe Berlinit.

“Gjashtë helikopterë shpëtimi, 30 automjete shpëtimi dhe 12 ambulanca janë në shërbim. Përveç kësaj, kanë mbërritur zjarrfikës me 22 automjete”.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, autobusi doli nga rruga dhe u përmbys në përpjekje për t’u kthyer dhe parkuar.

Njerëz të kombësive të ndryshme ishin mes të plagosurve. Sipas policisë, ata vijnë nga Suedia, Serbia dhe Izraeli. Pasagjerët gjermano-turq ishin gjithashtu midis tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori