LAJMI I FUNDIT:

Policia i gjen parcelën me kanabis, 48-vjeçari nga Kruja i qëllon me armë

Policia i gjen parcelën me kanabis, 48-vjeçari nga Kruja i qëllon me armë

Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Krujës pasi ka qëlluar me armë zjarri gjatë ndërhyrjes së efektivëve në një parcelë ku ai kishte kultivuar bimë narkotike.

“Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Danger”. Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. S., 48 vjeç, banues në Arrameras.”

Kontrolli i policisë u krye në vendin e quajtur Kodër Bubq dhe u sekuestruan 64 bimë kanabis.


“Gjatë kontrollit në Kodër Bubq, është konstatuar një parcelë ku u gjetën 64 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, shtetasi A. S. ka qëlluar në ajër, me armë zjarri.”

Uniformat blu gjatë aksionit sekuestruan në banesën e të arrestuarit, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, një shkop bejsbolli dhe një përforcues grushti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori