Policia gjen një çantë me thika në një bodrum në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bodrumin e një objekti nga të dyshuar të panjohur është lënë një çantë e dyshuar krahu.
Rasti ka ndodhur në rrugën "Xhemajl Mustafa”në Fushë Kosovë, të dielën në ora 18:00.
"Raportohet se në bodrumin e një objekti nga të dyshuar të panjohur është lënë një çantë e dyshuar krahu. Pas verifikimit nga policia brenda në çantën ka pasur: një maskë të zezë, një thikë e zezë ushtarake me këllëf, 4 (katër) thika të vogla dhe një këllëf i thikës prej lëkurës", thuhet në raportin policor. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































