LAJMI I FUNDIT:

Policia Financiare e Maqedonisë, kërkon pajisje përgjimi (Video)

Policia Financiare e Maqedonisë, kërkon pajisje përgjimi (Video)

Zëvendësdrejtori i Policisë Financiare, Berat Dehari, kërkon që drejtoria të cilës ai i takon të posedojë aparaturë për ndjekjen e komunikimeve. Deri më tani kjo drejtori, për hetimet të cilat i ka zhvilluar me masa të veçanta hetuese, kërkesat i ka adresuar në Prokurorinë Publike ndërsa më pas në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, njofton Alsat M.

Ende nuk kemi siguruar aparaturë që shërben për ndjekjen e komunikimeve. Jemi të futur në ligj së bashku me Drejtorinë e Doganave dhe MPB, por që nga viti 2015 kur jemi bërë pjesë e ligjit nuk kemi siguruar aparaturën në fjalë- tha Berat Dehari, zëvendësdrejtor i Policisë Financiare.


Kryetari i Komisionit për kontrollimin e zbatimit të masave të veçanta hetuese, Emil Dimitriev deklaroi se porosia e aparaturës nuk është nën kompetencë të Kuvendit.

Si Kuvend neve mundemi vetëm të apelojmë që sa më shpejtë të siguroni aparaturën në fjalë me qëllim që t’i zbatoni detyrat tuaja si drejtori të cilat i keni në bazë të kornizave ligjore- u përgjigj Emil Dimitriev, kryetar i Komisionit.

Ligji për procedurë penale qartëson që ndjekja e komunikimeve bëhet me pëlqim nga Prokuroria Publike duke u bazuar në dyshimet që mund të ketë Drejtoria e Policisë Financiare, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Drejtoria e Doganave. Aktualisht në Maqedoni aparaturë përgjimi posedon vetëm Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes. Si pasojë e keqpërdorimit të ndjekjes së komunikimeve në Maqedoni, LSDM-ja gjatë periudhës që ishte në opozitë shpalosi skandalin historik. Mbi bazën e bisedave të dala nga përgjimet u themelua Prokuroria Speciale Publike, e cila në mesin e dhjetëra aktakuzave posedon edhe lëndën “Fortesa” e që ka të bëj me dyshimin për shkatërrimin e mjeteve për përgjim nga ish zyrtarë të MPB-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori